Milaim Zeka - Arkiv

Ishte në proces të shkëputjes së kontratës, jep dorëheqje nga RTK Milaim Zeka

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Radio Televizioni i Kosovës.

Zeka ka thënë se ky vendim vjen pas zhvillimeve sipas tij dramatike në mediumin publik.

“Duke i pa zhvillimet dramatike në RTK, duke e parë që klasa e re politike ka për qellim shuarjen e këtij mediumi publik, kam vendosur të jap dorëheqje nga vendi im i punës…Ashtu sikurse Putini që po bënë luftë me të gjithë, edhe “çlirimtaret” e 14 shkurtit po e zgjerojnë frontin e luftës. Edhe Putini, edhe këta, kanë me dështu me turp!!!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, Facebook.

Zeka ishte suspenduar nga puna në fillim të këtij muaji me vendim të ushtruesit të detyrës së drejtorit gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj tha për KALLXO.com se Zeka ka qenë në proces e sipër për shkëputje të kontratës për shkak të shkeljeve të reja.