Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ishte në arrati, Policia me operacion të befasishëm arreston të dënuarin

Përmes një operacioni të befasishëm që u nderëmor nga ana e zyrtarëve të stacion policor në Podujevë, është arrestuar një person, i cili gjendej në arrati.

Operacioni i Policisë që u realizua në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë rezultoi në arrestimin e B. A., 42-vjeçar që ishte në arrati.

Ndaj të arrestuarit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me dy vite burgim, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Tutje Policia ka thënë se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.