
Foto: Pixabay
Ishin duke hyrë në shtëpi me vëllain, raporton se dikush nga vetura shtiu në drejtim të tyre
08.3.2025 - 08:48
Një person ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes.
Rasti ka ndodhur më 07.03.2025 rreth orës 03:30 në Prishtinë.
Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë.
Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati.
Rasti është duke u hetuar.