
Ish-zyrtarët e lartë të LDK-së, që u lanë jashtë Kryesisë
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë.
Në mesin e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emrat e disa prej figurave të vjetra të kësaj parie si: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.
Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Lumir Abdixhikut. Ndërsa vend në Kryesinë e re, i është bërë kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.