Donika Gervalla dhe Nita Shala, ambasadore ne Itali, 01.08.2024, foto Donika Gervalla FB

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se Ambasadore e Kosovës në Itali është emëruar Nita Shala.

Shala e cila është profesoreshë e së drejtës dhe avokate, mandatin e ka filluar nga sot(01.08.2024).

Gërvalla tregon se Ambasadorja e re në Itali, është doktor shkence në drejtësi si dhe ka studiuar në disa Universitete si Universiteti i Prishtinës, Oxford, Harvard, Graduate Institute dhe Shkolla për Qeverisje – Kenndey.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre” – shkruan Gërvalla.

Ministrja falënderoi ambasadoren e deritashme në Itali, Lendida Haxhitasimin.

Nita Shala më parë kishte qenë zëvendësministre e Ministrisë së Drejtësisë. Ajo kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2022.

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala