Naim Bardiqi - Serketar në MSh

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë flet pas pezullimit nga puna, thotë se punoi ndershëm

Më 10 korrik, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e kishte  pezulluar nga puna sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqi.

Pas 5 ditësh, ka reaguar Bardiqi përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ka punuar ndershëm.

“Të nderuar miq, dashamirë, familjarë ju njoftoj se më datë 10.07.2020 jam pezulluar nga puna si Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë. Ju siguroj dhe betohem se punën e kam bërë DINJITETSHëM dhe përkushtim etik, moral e profesional!  Ju jam shumë mirënjohës për mesazhet tuaja”, ka shkruar ai.

KALLXO.com kishte siguruar vendimin e nënshkruar nga Ministri Zemaj, ku ai ka renditur arsyet e vendimit të tij.

Sipas ministrit Zemaj, sekretari Bardiqi është përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Deri në vendimin e Komisionit Disiplinor, Naim Bardiqi do të jetë i pezulluar nga pozita e sekretarit dhe do të marrë 50% të pagës.

Përmes këtij vendimi, Zemaj ka kërkuar nga Komisioni i Posaçëm Disiplinor për Pozitat e Larta drejtuese në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të vlerësohen këto të gjetura.

Arsyetimet e Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi

.