Ish- rektori i UP-së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, ka njoftuar se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Gashi që vjen nga rajoni i Drenicës, ka njoftuar përmes “Facebook” se intervista do të bëhet në Prishtinë gjatë kësaj jave.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese.

Intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë.