Ish-presidenti ukrainas, Poroshenko, me Kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kievit

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat e mbrojtjes – foli me CNN këtë mëngjes nga rrugët e Kievit, duke thënë se ukrainasit janë gati ta mbrojnë vendin e tyre.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, [Presidenti rus] Putin shpalli luftë, jo për Ukrainën. Putini i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ai.

Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”.

“Ai është thjesht i çmendur. Ai është thjesht i keq që vjen këtu për t’i vrarë ukrainasit”, tha Poroshenko.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra larg nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT –i,  një rrjet porosish me siguri të lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën – dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Poroshenko falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për sigurimin e armëve mbrojtëse.

“Kjo është e rëndësishme për ne që ta ndjejmë se nuk jemi vetëm, se ju jeni bashkë me ne”, tha ai.

Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë asnjëherë Ukrainën.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” tha ai./CNN