Ish-presidenti i Llapit shpall kandidaturën për të parin e FFK-së

Pas Remzi Ejupit dhe Arianit Ahmeti, kandidati tjetër që po synon pozitën e të parit të Federatës së Futbollit të Kosovës është ishpresidenti i klubit futbollistik KF Llapi, Nexhat Dumnica.

Këtë ka konfirmuar vet Dumnica për KALLXO.com.

“Po, zyrtarisht unë e kam shpallur kandidaturën për garën për të parin e FFK-së, jam duke punuar në një planprogram për 4 vitet e ardhshme”, është shprehur Dumnica për KALLXO.com.

Ai ka deklaruar për KALLXO.com se qysh moti e ka pasur në plan të kandidojë për të parin e FFK-së.

Po ashtu Dumnica është shprehur se do të vizitojë edhe klubet për të paraqitur planprogramin e tij.

“Janë disa klube që do t’i vizitojë për të shpalosur planprogramin tim për të parin e FFK-së”, është shprehur Dumnica për KALLXO.com.