Ish presidenti francez Sarkozy dënohet me tre vite burg, duke përfshirë dy vite me kusht

Një gjykatë në Francë e ka dënuar me tre vite burg, duke përfshirë dy me kusht ish presidentin Nicolas Sarkozy.

Sarkozy është akuzuar për përpjekje për korruptim të një gjyqtari të quajtur Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacioneve që kishte lidhje me një hetim penal në partinë e tij.

E gjithë lënda ka qenë e bazuar në bisedat mes zotit Azibert dhe Herzog, ish avokati i tij, të cilët ishin gjiruar nga hetues duke kërkuar pretendime se zoti Sarkozy pranoi pagesa të paligjshme nga trashëgimia e L’Oreal Liliane për fushatën e tij presidenciale në vitin 2007. BBC