Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Ish-pjesëtari i UÇK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Sot pritet që të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, ish-pjesëtari i UÇK-së, Demush Laci.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Laci në rrjetin social ‘Facebook’.

Laci ka shkruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare bashkë me NATO-n.

“Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment, ashtu siç kam besuar para 20 viteve, prapë besoj se Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!”, ka shkruar ai.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për thirrjet që i janë bërë nga kjo gjykatë për ish-ushtarët, komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje pasi që kishte pranuar ftesë nga Haga në cilësinë e të dyshuarit.

Mes tjerash, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka pranuar ftesë e që intervistimi ishte paraparë me 4 dhjetor por që për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

A po i skadon mandati Gjykatës Speciale?