Ish-ministri i PDK-së lavdërohet për investimin që u shemb 6 muaj pas përurimit

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ish-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është lavdëruar për dy fusha të futbollit të ndërtuara gjatë kohës së qeverisjes së tij në këtë dikaster.

Gashi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në “Facebook”, thënë se dy projektet kapitale janë në kuadër të programit të PDK-së për avancimin e infrastrukturës sportive.

Fotografitë që kanë bashkangjitur janë nga fushat në Shtime dhe tjetra në Skenderaj.

KALLXO.com ka raportuar më 18 qershor 2019 se një pjesë e fushës në Skenderaj është “shembur” rreth 6 muaj pas përurimit të tij.

Fusha sintetike me bari artificial në Skenderaj është përuruar në fund të nëntorit të vitit të 2018.

Projekti kishte kushtuar 450 mijë euro dhe është bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UEFA.

Mirëmëngjes miq,

Dy fusha të bukura futbolli, njëra në Shtime dhe tjetra në Skenderaj. Te dy veprat kapitale u…

Posted by Kujtim Gashi on Friday, 15 January 2021

Fusha sintetike në Skenderaj, Foto: KALLXO.com 18 qershor 2019