Ish-kryetari i Kamenicës publikon video të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, ka publikuar një video të re në të cilën shihen pjesëtarë të xhandarmërisë serbe teksa qarkullojnë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, të premten e 7 gushtit.

“Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjes sonë në Karaçevë të Poshtme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18:05”, ka shkruar Surdulli krahas videos.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është deklaruar ditë më parë se ajo ishte patrollë e përbashkët e ushtrisë serbe me KFOR-in./21Media