Ish kryetari i Kamenicës publikon pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Ish kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka publikuar disa fotografi të reja, ku shihen xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës, në Karaçevë.

Ai ka shkruar se një kolonë e ushtrisë serbe të shoqëruar me disa qenë erdhën nga ana e Serbisë, kanë kaluar nga lagjia e ‘Bernjashëve’ dhe kanë vazhduar tutje.

“Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës”, ka shkruar Surdulli.

Ai ka apeluar te KFOR-i dhe institucionet e Kosovës që të marrin masa që të mos përsëriten veprime të tilla, pasi sipas tij, ka ndikuar në shpërnguljen e qytetarëve të kësaj zone.