Sokol Dobruna antarësohet në LVV Foto: LVV

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së anëtarësohet në Vetëvendosje

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, është anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

“Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sokol Dobruna ka qenë ndër të parët që ishte ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.

https://kallxo.com/shkurt/sokol-dobruna-eshte-ftuar-nga-gjykata-speciale/