Ish kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Nikolla Kabashiq avanocohet në Gjykatën e Apelit

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për avancimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ish kryetari i gjykatës Nikolla Kabashiq dhe gjyqtarja Zllaticë Vukçinoviq, u zgjodhën gjyqtarë të Gjykatës së Apelit.

Gjyqtarët Kabashiq dhe Vukçinoviq do të fillojnë punën në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë prej datës 1 nëntor 2021.

Po ashtu KGJK vendosi që për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjilan dega Novobërdë të hapet konkursi i ri.