Protestat me kërkesën për dorëheqje të kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, Pamje nga një video e AP-së

Ish-kryeministrja e Bangladeshit po hetohet për vrasje

Një hetim për vrasje ka nisur ndaj ish-kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, për vrasjen e një burri nga policia gjatë trazirave politike në shtetin aziatik, raporton televizioni britanik, BBC.

Gjashtë figura tjera të larta në qeverinë e mëparshme po hetohen gjithashtu pas javëve me trazirave vdekjeprurëse në kryeqytetin Daka.

Mamun Mia, avokat që ka ngritur rastin në emër të një qytetari privat, ka thënë se gjykata në Dakë ka urdhëruar policinë “ta pranojë rastin e rastin e vrasjes kundër personave të akuzuar”.

Është hapi i parë në një hetim penal sipas ligjit të Bangladeshit.

Hasina dha dorëheqje dhe u arratis nga vendi në fillim të muajit gusht 2024, duke u strehuar në Indi, pas ngritjes fuqizimit të thirrjeve masive për dorëheqje.

Më shumë se 400 persona u vranë në javët e demonstratave studentore që kulmuan me kërkesat kundër Hasinas. Shumica prej viktimave u qëlluan prej policisë, me urdhër të Hasinas.

Biznesmeni Amir Hamza dorëzoi një kallëzim penal për të nisur hetimin e rastit për vrasje në korrik pasi shitësi lokal, Abu Saeed, u qëllua për vdekje në kokë derisa po kalonte rrugën. Ai ka thënë para gjykatës se më 19 korrik, studentët po mbanin një protestë paqësore, duke akuzuar policinë se qëlloi në drejtim të turmës, raporton BBC-ja. Hamza ka thënë se nuk kishte kurrfarë lidhjes me Saeedin, porse iu afrua familjes për ndihmë meqë nuk kishte mudnësi financiare për ta ndjekur rastin në sistemin e drejtësisë.

“Unë jam qytetari i parë që ka treguar guxim për të marrë këtë hap legal kundër Sheikh Hasinas për krimet e saj. Do ta shoh rastin deri në fund”, ka deklaruar ai për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar Rajesh Chovdhury ka urdhëruar policinë që ta hetojë rastin, i pari që do të ngrihet kundër Hasinas pas përfundimit të protestave.

Ish-ministri i Transportit dhe Urave, Obaidul Quader, është në mesin e atyre që po hetohen.

Qeveria e Hasinas, e cila ishte në pushtet për 15 vjet me radhë, u akuzua për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe akuzohej për korrupsion të madh.

Protestat studentore nisën në fillim të korrikut, duke filluar si kërkesa paqësore për heqjen kuotave për punësim në administratës para se të transformoheshin në lëvizje mbarëpopullore që rrëzoi qeverinë.

Hasina urdhëroi policinë që të shtypte protestat, duke iu referuar “jo studentë, por terroristë që duan ta destabilizojnë vendin”.

Qeveria e re ka shumë protestues dhe drejtohet nga laureati i Nobelit për Paqe, Muhammad Yunus. Hasina do të kthehet në vendlindje kur të shpallen zgjedhjet, ka thënë i biri i saj, Sajeeb Vazed Joy.

Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com