Shahid Khaqan Abbasi - Foto: REL/AP

Ish-kryeministri pakistanez arrestohet për korrupsion

Agjencia anti-korrupsion e Pakistanit njoftoi se ka arrestuar ish-kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, nën akuzat për korrupsion.

Zyrtarët thonë se ndaluan automjetin në të cilin ishte Abbasi në qytetin lindor Lahore dhe e arrestuan.

Autoritetet po hetojnë rolin e Abbasit në dhënien e një kontrate një kompanie të gazit natyror në Katar, në të cilën Abbasi ishte një aksionar.

Ai i ka mohuar akuzat.

Abbasi ka shërbyer si kryeministër për gati një vit, pasi paraardhësi i tij Nawaz Sharif u largua nga pozita pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ndërlidhjet me akuzat për korrupsion në vitin 2017.

Sharif dhe vajza e tij Merjemja u dënuan me 10 vjet përkatësisht me shtatë vjet burg, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër gjatë viteve të 90-ta.

Maryam u lirua me kusht, pasi dënimi i saj u pezullua.

Në qershor, agjencia anti-korrupsion e Pakistanit arrestoi ish-presidentin Asif Ali Zardari për akuza korrupsioni. (REL)