Ish-komandanti i Koshares aderon në PDK

Përderisa po afron koha për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, partitë po vazhdojnë të prezantojnë prurje të reja në radhët e tyre.

I fundit që e ka bërë këtë ka qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai sonte prezantoi Hisen Berishën, një ish-komandant të UÇK-së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.

“Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë!”, ka shkruar Kadri Veseli në Facebook.