Foto: BBC

Ish- Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare e quan Grenellin pazarxhi

Ish-Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare dhe ambasadorja e SHBA-së, Susan Rice kritikoi emërimin e Richard Grenell  si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar nga presidentit Trump, duke thënë se ai është “një nga njerëzit më të këqij, të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”.

“Problemi është se Rick Grenell është një nga njerëzit më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë. Ai është një pazarxhi dhe mashtrues (anglisht: hack and a shill)  dhe kjo është gjithçka që ai ka qenë ndonjëherë”, ka thënë Rice në një intervistë për MCNBC.

Rice e quajti atë “të pandershëm”, si dhe dha kritika të tjera, duke thënë se ishte vënë në punë për të përdorur mjete të inteligjencës për qëllime politike.

“Dhe ai është futur në atë punë vetëm për një arsye, që do të thotë ta kthejë komunitetin e inteligjencës në një mjet për rizgjedhjen e presidentit Trump”, shtoi ajo.

Rice ka shërbyer si Këshilltare e Sigurisë Kombëtare në vitet 2013-2017 në administratën e Presidentit Barack Obama. Më parë ajo ka qenë edhe Ambasadore e SHBA-ve në OKB.