Ish-këshilltarja e Kurtit i reagon Grenellit

Ish-këshilltarja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Fëllanza Podrimja, i ka reaguar ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ai tha se Kurti është anti-amerikan.

Podrimja përmes një postimi në ‘Twitter’ tha se kur Grenell flet për ju, jeni në rrugën e duhur.

“Rregulla numër 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo, duke iu kundërpërgjigur Grenellit.

Rule of thumb No. 2: ëhen Richard Grenell talks badly about you, you’re on the right path. https://t.co/YXIyPRrnX7

— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) March 2, 2021

 

Sot, Grenell, përmës një postimi në ‘Twitter’ e ka akuzuar Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.

Këtë deklaratë ai e ka publikuar shoqëruar nga një artikull ku interpretohet deklarata e Kurtit për shqyrtimin e mundësisë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.