
Ish-këshilltari i lartë, Eset Berisha dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj
Ish-këshilltari i Pal Lekajt, Eset Berisha deklarohet në lidhje me aktakuzën për 53 milionëshin
Eset Berisha, ish-këshilltar i ministrit Pal Lekajt, në Ministrinë e Infrastrukturës, ka reaguar në lidhje me aktakuzën e ngritur sot gjatë ditës ndaj tij, ish-ministrit Pal Lekaj dhe Nebih Shatrit, zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se pozita e tij e atëhershme, si shef kabineti nuk i ka mundësuar atij të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai ka thënë se nga pozita e këshilltarit politik nuk ka pasur kompetenca ekzekutive, administrative apo mbikëqyrëse, e rrjedhimesh, siç ka shkruar më tej, të nënshkruan apo vulos dokumente.
“E ai që ka përpiluar dokumentin për arsyeshmërinë e pagesës dhe e ka nënshkruar me dorën e vet, është ftuar nga prokuroria si dëshmitar dhe asnjëherë si i dyshuar, edhe pse në bazë të dokumentit të tij qeveria e ka aprovuar vendimin për pagesën e 53 mil. Prokuroria nuk ka hetuar as të tjerët që kanë aprovuar vendimin, e këtë kontratë e kishte aprovuar qeveria apo edhe atë që e ka nënshkruar vet kontratën, si drejtor i prokurimit”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, Nebih Shatri – ish-zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berishës, ish- shef i kabnetit të Pal Lekajt, për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, (autostrada ‘Arbën Xhaferi’).
Aktakuza i ngarkon të dyshuarit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Në qershor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” për autostradën e Shkupit.
Rruga deri tek aktakuza – Çka ndodhi dhe pse u paguan 53 milionë euro?