Naim Maloku, analist ushtarak

Ish-këshilltari i Haradinajt porosit VV-në 'të mos shantazhohet' nga LDK

Naim Maloku, ish-këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka një këshillë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në “Facebook”, që partia e Albin Kurtit nuk duhet të shantazhet, siç ka thënë ai, nga tre njerëzit kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“VETVENDOSJE! Në asnjë mënyrë mos lejoni që të shantazhoheni nga treshja e: matufeve, hajnave, matrapazëve, kurkushave e bashibozukve ISE-LUTE-AGIM!”, ka shkruar Maloku.

“Te konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet Qeveri teknike për 6 muaj për të kaluar Buxheti dhe mos të bllokohet funksionimi i shtetit, dhe që të ndërpritet abuzimi i tmerrshëm financiar nga kjo Qeveri”, thotë tutje ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, më mirë është të shkohet në zgjedhje të reja në Paraverë dhe atëherë të shihet fuqia e vërtetë e popullit.

“Mos hyni ne Qeveri Teknike por te njëjtën votone! Mos e zhgënjeni popullin me u shantazhu nga hiqat! Te shkohet ne zgjedhje te reja ne pranvere dhe le te shihet fuqia e vërtetë e popullit!”, ka deklaruar Naim Maloku.

Naim Maloku u emërua në maj të këtij viti këshilltar politik i Ramush Haradinajt.

Haradinaj emëron Naim Malokun këshilltar

www.kallxo.com