Valdrin Ahmeti LVV Foto: Facebook

Ish kandidati i LVV-së për deputet fton protestë për sot në orën 16:20

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka thënë se në ora 16:20, pas pvrfundimit të ndalesës së lëvizjes sv qytetarëve, do të dalë në protestë, ndonëse tha se “e di se ka rreziku është i madh”.

Ahmeti ka bërë thirrje që në protestë të respektohet masat.

Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Statusi i plotë i ish kandidatit të LVV-së për deputet, Valdrin Ahmeti:

E di qe eshte me rrezik, por nuk ka rrrezik me te madh se rrezimi i Qeverise, ngjarje e cila i hap rruge ndarjes se vendit tone.

Andaj ne ora 16:20 do te jem para Kuvendit per te protestuar kunder ketij mocioni te turpit.

Nese dikush mendon te me bashkohet, respektoni te gjitha masat dhe udhezimet e qeverise!

P.s. JU LUS AS MOS PROVONI ME ME NDALE OSE NDERRU MENDJEN