Ballina e librit ‘Në gojën e gjarpnit’.

Ish i burgosuri politik boton librin e kujtimeve

Tefik Ramadani – Qarri, ish i burgosur politik ka botuar kohë më parë librin me kujtime, “Në gojën e gjarpnit”.

Në këtë libër, me nëntitullin “Kujtime të një ish-të burgosuri”, Ramadani ka rrëfyer për publikun kujtimet, përvojat dhe momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Përmes këtyre kujtimeve, ai jep edhe shumë informacione për zhvillimet që ka kanë kaluar shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Aty jepen informacione me rëndësi për gjendjen socio-ekonomike e politike që kanë kaluar të rinjtë dhe intelektualët shqiptarë, në Kosovës, Luginë të Preshevës, e më gjerë, në dekadat e shekullit të kaluar.

“Ky libër iu dedikohet të gjithë njerëzve që kanë dëshirë ta kuptojnë historinë e re të Kosovës”, ka shkruar autori në hyrje të librit.

Ndërsa, studiuesi Pal Shtufi ka shkruar në parathënie të librit se rrëfimet e Ramadanit janë rrëfime të nxjerra nga kujtesa e tij, por edhe nga ditarët që kohë pas kohe i ka mbajtur në burg.

“E veçanta e këtyre kujtimeve është fakti se për shumë detaje, autori është konsultuar me disa miq, ish të burgosur politikë, në mesin e të cilëve edhe me mua personalisht, sepse ai nuk donte të kishte asnjë pasaktësi në këtë libër kujtimesh”, ka shkruar studiuesi Shtufi.

Ballina e librit ‘Në gojën e gjarpnit’.