Ish-hetuesi policor pretendon se u diskriminua nga Policia pasi nuk mori armën e tij pas pensionimit
Xhevat Saliaj, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili punoi si hetues policor në stacionin policor në Klinë, pasi u pensionua, arma të cilën e barti gjatë detyrës zyrtare, edhepse e kërkoi që ta mbante – nuk ju kthye më.
Me këtë veprim, Saliaj po pretendon se u diskriminua nga Policia e Kosovës, duke qenë se, siç thotë ai, edhepse bëri këkresë për kthimin e armës, tash e më shumë se një vit, nuk po mund ta marrë në posedim armën që e barti gjatë detyrës zyrtare si pjesëtar i Policisë.
“Unë më 3 prill të vitit të kaluar kam dalë në pension, edhe pas një muaj dite që kam dalë në pension është ba publik ligji për kthimin e armëve që polici që del në pension ka të drejtë ta mbajë armën, me kërkesë zyrtare”- ka rrëfyer Saliaj për KALLXO.com.
Ndërsa, tashmë siç rrëfen Saliaj, armën të cilën e barti gjatë gjithë kohës sa punonte si zyrar policor, i është dhënë zyrtarëve të tjerë policor në detyrë, të cilët nuk kanë poseduar armë.
“Kanë pasë me na dhanë armët menjëherë, çështje ditësh ka qenë në pyetje, por që sipas tyre, armët tona ua kanë dhënë kolegëve tanë që janë në detyrë e që s’kanë pasë amë”- ka thënë Saliaj.
Saliaj thotë se arseyja që është duke insituar që t’i kthehet arma që e përdori gjatë kohës sa ishte në detyrë, është se për shkak të kësaj, po ndjehet i tallur nga të tjerët, me ç’rast thotë se është duke e kërkuar të drejtën e tij, e cila thotë se i takon me ligj.
“Se të tjerët po i marrin e ne jo, e po jemi të tallur”.
Lidhur me çështjen e dorëzimit të armëve të zyrtarëve të pensionuar dhe vlerësimit paraprak që u bëhet këtyre zyrtarëve për të vazhduar të mbajnë armën e tyre edhe pas pensionimit, KALLXO.com ka provuar të marrë sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme, por të njëjtit nuk janë përgjigjur me arsyetimin se sqarimet e tilla duhet të japin Policia e Kosovës.
Ndonëse pyetjet e njëta u drejtuan edhe në Policinë e Kosovës, të njëjtit kanë deklaruar se implementimi i akteve ligjore për armën zyrtare bëhet nga sektorë përkatës.
“Implementimi i akteve ligjore për armën zyrtare për ish ZP bëhet nga sektorët përkatës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”- kanë deklaruar Policia.
Në përgjigjen e Policisë thuhet se zyrtari policor, i cili pensionohet, armën zyrtare e merr nga institucioni, në bazë të vullnetit të tij, për të cilën i lëshohet leje për përdorim në afat të caktuar.
Ndërkaq, nëse zyrtari i pensionuar nuk dëshiron ta merr armën, sipas tyre, arma mbetet në Sektorin e Logjistikës- njësia e armës.
KALLXO.com i ka dërguar pyetje PK-së edhe për vlerësimin që ju bëhet zyrtarëve policorë të pensionuar, që të kenë të drejtë ta bartin armën edhe pas pensionimit, mirëpo në përgjigejn e tyre nuk saktësohet qartë se çfarë vlerësimi u bëhet të njëjtëve.
“Zyrtari policor i pensionuar pas përfundimit të këtij afati ai/ajo është i/e obliguar të ju përmbahet rregullave dhe procedurave sipas Ligjit për armë”- thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndërkaq, avokati i Xhevat Saliajt, Feim Maliqaj ka thënë se tashmë kanë dorëzuar kërkesë në Policinë e Kosovës, për kthimin e armës.
“Po, kemi bërë kërkesë, e kam pranuar përgjigjen nga Policia e Kosovës, të njëjtit kanë thënë që ish-polici në fjalë është në listën e pritjes për t`u pajisur me armën zyrtare sipas shprehjes së vullnetit të tij dhe i njëjti do të pajiset pasi të kryhen procedurat policore të parapara me rregullore”- ka thënë Maliqaj.
Shënim: Më 03.10.2024, është ndryshuar një fjalë në citatin e avokatit të ish-hetuesit.