Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetutës nuk arrin të bëhet deputet

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu nuk ka arritur t’i marr votat e mjaftueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit për të fituar mandatin e deputetit.

Kryeziu në këto zgjedhje ka arriti t’i grumbulloj 3,513 vota.

Kadri Kryeziu ishte ish anëtar i Kryesisë së subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por kishte vendosur t’i bashkohej PDK-së në vitin 2019-ës, pas më shumë se dhjetë vite larg politikës, nga të cilat për një kohë kishte shërbyer në kushtetuese.

Ndërsa në zgjedhjet e sivjetme të 14 shkurtit, Kryeziu kishte numrin 65 në listën e kandidatëve për deputetë.

Mandatin e deputetit nuk ka arritur ta fitoj edhe ish deputeti Ramiz Kelmendi.

https://kallxo.com/lajm/rikthimi-ne-pdk-nuk-e-beri-ramiz-kelmendin-deputet/