Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi u zgjodh drejtor në QKMF në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka publikuar emrat e drejtorëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU).

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Bujar Gashi, i cili u lirua para pak javësh nga kjo pozitë, është zgjedhur në krye të QKMF-së, ku deri në fazën finale arriti të marrë 84.3 pikë.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka njoftuar për synimin e ish-drejtorit të Shëndetësisë që të marrë drejtimin e QKMF-së.

Gashi, në intervistën me gojë, që u mbajt më 31 gusht, ka pasur edhe dy kundërkandidate.

Bujar Gashi ka mbajtur pozitën si drejtor në Komunë nga viti 2018.

Kurse, në krye të QMU-së, është zgjedhur Avdyl Pacolli.

Njoftimin e plotë të Komunës e gjeni këtu

Ish drejtori i Shpend Ahmetit synon pozitën e drejtorit të QKMF-së në Prishtinë