Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-drejtori i AKP: Kemi pasur në plan që në vitin 2022/2023 të përfundojë privatizimi

Ish-drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari, në emisionin ‘Kallxo Përnime’, bëri të ditur se gjatë mandatit të tij ka bërë një plan që të mbyllet procesi i privatizimit nga viti 2022-2023.

“Ne e kemi pasur një plan kur do të duhej të mbyllej procesi i privatizimit dhe si agjencion të transformohet. Është një dokument dhe është paraparë që në vitin 2022-2023 me u përfundu procesi i privatizimit dhe ka qenë një plan ambicioz”, tha Hajdari.

Debati është duke vazhduar në lidhje me shuarjen e AKP-së.

www.kallxo.com