Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-drejtori i AKI-së certifikohet si trajner i lojës së shahut

Pesë vjet më parë, më 8 shkurt të vitit 2017, Driton Gashi mori detyrën më të rëndësishme të fushës së sigurisë në vend. Ai u emërua nga ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, drejtor në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI).

Në krye të AKI-së Gashi qëndroi deri në prill të vitit 2018.

Por, së fundmi, ish-kryespiuni kosovar mori detyra të reja, jo në fushën e sigurisë. Nga sot, siç njoftoi Federata e Shahut të Kosovës, Driton Gashi është certifikuar si trajner i lojës së shahut.

Lajmin e konfirmoi edhe sekretari i Federatës së Shahut të Kosovës.

“Nëse është ai i fotos, po, se unë fortë të kaluarën nuk ia di, unë e njoh si goxha aktivist të shahut, ai në fotografi është, nuk e di cka ka qenë tek ka qenë. Këta janë të certifikuar si trajner të shahut” – Burhan Misini nga FShK-ja.

Përveç Gashit, u certifikuan edhe dy trajner të rinj të shahut, Ajet Mahmuti dhe Bujar Fetihu.

Njoftimi i FShK-së në facebook

Gashi ishte shkarkuar edhe nga Presidenca e Kosovës, ku mbante postin e sekretarit, pasi një skandal me kasafortën ku ruhen dokumentet sekrete të shtetit, ishte shfaqur në publik.

Aktualisht, Gashi përballet edhe më një akuzë nga sistemi i dritësisë në vend për rastin e njohur “Gylenistët”.