Ish-Drejtoresha tregon pse nuk ndërtuan shkolla në Prishtinë

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka treguar se gjatë mandatit të saj në këtë komunë nuk është ndërtuar asnjë shkollë.

“Një gjë nuk e kemi arritur ta bëjmë dhe për të cilën më vjen keq është që kundër faktit kemi pasur të buxhetuar ndërtimin e 5 shkollave të reja në Prishtinë, nuk kemi arritur të ndërtojmë asnjë shkollë gjatë mandatit sa kam qenë unë”, tha Nagavci.

Ajo në DebatPërnime tha se kjo ka ndodhur për shkak të ndërtimeve pa leje në Prishtinë.

“Për faktin se Komuna e Prishtinës është e mbingarkuar me këto ndërtimet pa leje dhe nuk ka arritur që të gjejë një lokacion, përkundër që ne si drjetori e arsimit kemi paraqit kërkesat, arsyeshmërinë, buxhetin nuk është gjetur hapësirë nga komuna që të ndërtohet një shkollë”, tha Nagavci.