Ish-deputetja e PDK-së: Të ndryshohet Ligji për zgjedhje, të bëhet 50% kuota për gra

Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi Musliu, në debatin “Kallxo Pernime” ka deklaruar se Ligji për zgjedhje duhet të ndryshohet.

Sipas saj, me këtë ndryshim duhet të parashihet që kuota për deputetët gra të ndryshohet nga 30% në 50%.

“Mendoj që Ligji për zgjedhje duhet të ndryshojë. Nuk duhet me qenë kuota 30% për gra, por kuota duhet të ndërrohet dhe duhet të bëhet ndoshta 50%”, tha Musliu Shoshi.

Sipas saj edhe vendi duhet të ndahet në zona zgjedhore.

“Mendoj që duhet edhe vendi të ndahet në zona zgjedhore”, tha mes tjerash Ariana Musliu Shoshi.