Ish deputetët deklarohen të pafajshëm dhe kërkojnë nga gjykata marrje të shpejtë të një vendimi

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, ish-deputeteve Donika Kadaj- Bujupi e Besa Baftiu dhe deputetit Pal Lekaj, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Në këtë seancë të pandehurit, u deklaruan të pafajshëm, dhe hoqën dorë nga kërkesa për hedhje poshtë të kësaj aktakuze, për arsye të mos zvarritjes së kësaj çështjeje penale.

“Sa më herët të merret vendimi, aq më  mirë për neve”, tha ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Aktakuza në këtë seancë, u konsiderua e lexuar, pasi që ishte lexuar në seancën e kaluar.

Shqyrtimi gjyqësor u caktua për datën 18 maj.

Shtyhet seanca ku e akuzuar është Ministrja e Drejtësisë (VIDEO)