Ish-basketbollisti i NBA-së viziton Kosovën

Ish basketbollisti i njohur i NBA-së, Jiri Welsch ndodhet në vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është fillimi i Junior NBA Kosova.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Gjatë karrierës së tij Welsche ka luajtur për ligat më të forta të Basketbollit në Evropë dhe botë.

“Ai fitoi një herë Ligën Adriatike, u zgjodh tri herë basketbollisti më i mirë në Çeki, ka fituar tri herë Ligën e Çekisë, dy herë Kupën e Çekisë, një herë kampion i Sllovenisë, dy herë Kupën e Sllovenisë dhe një herë u shpall MVP i Kupës në Slloveni”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Welsche do të ketë takime me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Jiri Welsch gjatë ditës së sotme do të ketë një drekë pune me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe përgjegjësin e Junior NBA për Kosovë, Adrian Carrion, e më pas takim me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa më pas do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza (të lindur 2009-2010-2011)”, thuhet më tutje në njoftim.