
Foto: KALLXO.com
Ish-anëtari i LVV-së takohet me Kurtin
29.6.2020 - 17:36
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Gent Cakaj, është kthyer në selinë e partisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Tani ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Cakaj është pjesë e ekipit të kryeministrit shqiptar Edi Rama që sot ka ardhur për vizitë në Prishtinë për t’u takuar me drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike.
Para pak minutash, Rama e Cakaj kanë mbërritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për t’u takuar me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën.
Çështja e largimit të Gent Cakajt nga LVV ka qenë për ca kohë temë debati në Kosovë.