Profesori Xhavit Rexhaj Foto: Facebook

Ish-anëtari i KShC-së, futet në listë të LDK-së

Xhavit Rexhaj, ish-anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, është bërë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rexhaj është renditur i 25-ti në listën e LDK-së.

Ai kishte bërë publik angazhimin e tij politik në maj të këtij viti. Ky angazhim i kishte kushtuar atij vendin në KShC.

Rexhaj kishte kërkuar interpretim nga Agjencia Kundër Korrupsionit të cilët i kishin thënë se angazhimi i tij politik bie ndesh me pozitën e tij në KShC.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në kuadër të Agjencisë së Akreditimit është përgjegjës për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Rexhaj kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion më 23 maj, ndërsa si anëtar i KShC-së ishte emëruar në vitin 2018

KShC, muajve të fundit është përballur me presion të madh politik, sidomos pas vendimit të tyre për të mos akredituar universitetet publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Universitetet e diskredituara edhe para humbjes së akreditimit