Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, mos tento të ndërhysh

Ish diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i ka reaguar ish të dërguarit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në twitter.

Ischinger përmes një postimi në Twitter i është drejtuar Grenell, duke i thënë “mos tento të ndërhysh”.

“Ric, sinqerisht, ndalo përpjekjen për të ndërhyrë, mjaftë dëme janë bërë, mandati juaj ka skaduar”, ka shkruar Ischinger.

Ischinger i ka thënë Grenell përmes postimit të tij: “Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës, Albin Kurti, Enver Hoxhaj, Vjosa Osmani, Atifete Jahjaga, Miroslav Lajçak”.

Grenell, përmes postimve të shpeshta në ‘Twitter’ e ka akuzuar disa herë Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.

Më poshtë postimi i plotë i Wolfgang Ischinger replikuar Richard Grenellit.