Isaac Herzog

Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit

Politikani veteran, Isaac Herzog, u zgjodh të mërkurën president i Izraelit.

Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, 60 vjeç, në një votim anonim.

Ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses.

Ai do të pasojë Reuven Rivlinin, i cili do të mbarojë detyrën muajin e ardhshëm.

Herzog thuhet se vjen nga një familje e shquar zioniste.

Babai i tij, Chaim Herzog, ishte ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara përpara se të zgjidhej president.

Xhaxhai i tij, Abba Eban, ka qenë ministri i parë i Jashtëm i Izraelit dhe i dërguar në Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Pozicioni i presidentit të Izraelit është kryesisht ceremonial. Rel