Foto: KALLXO.com

Isa Mustafa uron 12 vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë”, thuhet tutje në urimin e kreut të LDK-së.

Sipas Mustafës, Kosova frymëzohet të bëhet vend i dashur për qytetarët e saj.

“Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e parreshtur të miqëve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishëtohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj”, thuhet në urimin e ish-kryeministrit, Isa Mustafa.