Isa Mustafa shtrëngon duart me Shpend Ahmetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Isa Mustafa ka shtrënguar sot duart me kreun e PSD-së Shpend Ahmetin. Takimi i cili është mbajtur sot në një restorant të Prishtinës ka përfunduar pa deklaratë për media ndërsa zyrtarët e stafit të Isa Mustafës i kanë thënë KALLXO.com se për takimin do ketë njoftim për media.

Në deklaratë të shkurtë Shpend Ahmeti nuk ka folur për koalicionet por ka thënë se tek të gjithë ka një gatishmëri qe data e zgjedhjeve të jetë 6 tetori.

Fotografitë tregojnë një shtrëngim duarsh në mes Ahmetit e Mustafës

Shpend Ahmeti e rrëzoi nga pushteti i kryetarit të Prishtinës Isa Mustafën. GJatë mandatit të parë Ahmeti dorëzoj në prokurori dosje të cilat pretendonin afera korrupsioni gjatë qeverisjes Mustafa.

Dosjet përfunduan me akuza për disa inspektor ndërsa nuk pati aktakuza nga prokuroria për Mustafën.