Isa Mustafa shkon në parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është parë duke hyrë në seli të partisë së tij por ende nuk dihet nëse ka ndonjë takim më kryesinë apo me anëtarët e tjerë të partisë.

KALLXO ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e partisë, Besian Mustafa por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Më herët në zyrë të LDK-së ka qenë e pranishme edhe nënkryetarja Vjosa Osmani.

Dje, Isa Mustafa në konferencë për media tha se ai do të takohet me Albin Kurtin vetëm kur të shihen për të nënshkruar marrëveshje.

LDK dje i ka dërguar ofertën LVV, ku i kërko kësaj të fundit dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit, që të vendoset një deputet i LDK-së dhe pastaj kur të votohet presidenti i Kosovës, që do të jetë i propozuari i LDK, pozita e kryetarit do t’i kthehet VV.

Mirëpo, zyrtarë të LVV kanë deklaruar së ata nuk kthehen mbrapa 26 dhjetorit, që nënkupton se nuk e negociojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Matematikat për qeveri