Foto: KALLXO.com

Isa Mustafa përgënjeshtron Edi Ramën për çështjen e “Mini-Schengenit”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra në televizionin T7.

Sipas Mustafës, Edi Rama e ka cilësuar atë “politikan tinëzak”.

“Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë”, ka shkruar Mustafa në Facebook për kryeministrin shqiptar.

Isa Mustafa ka mohuar që ta ketë diskutuar ndonjëherë me Edi Ramën ose me të tjerët çështjen e “Mini-Schengenit” sa ka qenë në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës:

“Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.