Isa Mustafa

Isa Mustafa: PDK e ka mbjellë farën e korrupsionit

Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, nuk po i bën përshtypje një serie e takimeve të homologut të tij nga PDK, Kadri Veseli, në të cilat ai po shprehet kundër korrupsionit e nepotizmit.

Mustafa tha sot se njerëzit në Kosovë nuk i besojnë Veselit dhe PDK-së, ndërsa tha se kjo parti “e ka mbjellë farën e korrupsionit”.

“Fushata e Kadri Veselit nuk është bindëse sepse farën e korrupsionit dhe nepotizmit e ka mbjellë PDK-ja. Ne i marrim si diçka më normale këto çështje”, tha Mustafa.

“Mund të bëjë fushatë, por askush nuk i beson për këtë punë. Nëse thonë ‘ne do të zhvillojmë korrupsion’ njerëzit i besojnë, por njerëzit nuk i besojnë nëse thonë se do ta luftojnë korrupsionin”, tha Mustafa.

“Në qeverinë time nuk e kam pasur asnjë ministër në aktakuzë”, tha Mustafa.