Isa Mustafa: Pa rrymë e me agregat qeveria na solli në vitin 2000

Ish lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri, Isa Mustafa ka reaguar ndaj krizës energjetike në Kosovë, duke thënë se “qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregat”.

Sipas Mustafës populli kështu ka vendosur.

“Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Gjatë ditës së sotme edhe deputeti dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar krizën me energji duke i shtruar disa pyetje për kryeministrin Albi Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

5 pyetjet e Ramush Haradinajt: Ku i kishin mendtë Kurti e VV?