Avdullah Hoti gjatë fushatës | Foto: Facebook

Isa Mustafa lavdëron Hotin dhe falënderon deputetët që e votuan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka uruar kryeministrin e ri Avdullah Hotin dhe ka falënderuar deputetët që e votuan atë në seancën e sotme në Kuvend.

Mustafa në një postim të tij mes tjerash ka lavërduar bashkëpartiakun e tij, duke e qujtuar të thjeshtë dhe të afërt me njerëz.

“Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti. Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës! Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën”, thuhet në njoftimin e Mustafës në rrjetin social “Facebook”.

“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike. Zotni Kryeministër. Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm!”, ka shkruar tutje lideri i LDK-së.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Votohet Qeveria e Avdullah Hotit

.