Isa Mustafa jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ai në një konferencë për media gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së.

Në garë për kreun e LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.