Isa Mustafa i shkon në takim Thaçit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hyrë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe me liderë të partive tjera.

Mustafa nuk është deklaruar para mediave, duke thënë se do të deklarohet pas takimit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.

Thaçi i ka shkruar letër Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ia ka bërë me dije se nuk do të presë më përgjigjen e Kurtit në kërkesën e Presidentit për propozimin e një mandatari për qeverinë e re.