Isa Mustafa i del në mbrojtje Melihate Tërmkollit pas përplasjeve me avokatin Tomë Gashi

Antarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Milihate Tërmkolli dhe avokati, Tomë Gashi, mbrëmë kishin një përplasje verbale në një nga emisonet televizive në vend.

Për këtë ka reaguar Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa

Ai ka shkruar se njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar për të thënë mendimin e tyre nga përfaqësues të ndryshëm politik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, pengesat që iu bënë mbërëm,Tërmkollit, janë të papranueshme.

Postimi i plotë i Mustafës:

Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme.

Pengesat që mbrëmë iu bënë në një emision televiziv znj Melihate Termkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që ta shpreh mendimin e saj dhe ofendimet që pasuan ndaj saj nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

Mediat kanë pë obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vullgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik.  IM