Isa Mustafa flet për takimet me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar në lidhje me dy takimet që ai zhvilloi sot me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar”, tha tutje në “Facebook” Mustafa.

Në fund, ai tha se kemi nevojë të ndërtojmë një komunikim si shprehje e kulturës demokratike.

Fatmir Limaj pas takimit me Isa Mustafën: Vendit i duhet qeveri që kryen punë

www.kallxo.com