Isa Mustafa flet për dialogun me Serbinë dhe rolin e Thaçit në proces

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij me qeverinë e ardhshme do të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e dialogut.

Mustafa tha se janë të interesuar t’ia shohin fundin dialogut dhe të lirohen nga ky proces.

I pyetur nga KALLXO.com se çfarë sfida mendojnë se do të kenë sa i përket dialogut me Serbinë, duke pasur  parasysh se dialogu është udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, Mustafa tha se negociatat duhet të udhëhiqen nga qeveria në koordinim me presidentin.

“Unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheqë presidenti dhe si në dialog sfidohet presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërkaq presidentit i takon hisja e dialogut po ashtu sipas aktgjykimit të Kushtetueses, e cila thotë se Qeveria e drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin e vendit”, tha ai.

“Përgjegjësitë për dialogun edhe me programin qeverisës i cili është përgatitur me partnerët do ta marrë Qeveria. E thash sfidë sepse nuk është punë e lehtë. Unë vetë e kam përjetuar dialogun. Kemi të bëjmë me një shtet i cili gjithmonë na ka nxjerrë probleme gjatë këtyre viteve”, shtoi ai.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!